Rama: Mandatin e tretë nuk e dua për karrigen time!

Rama: Mandatin e tretë nuk e dua…

Edi Rama ka folur sot në fushatën e PS. Ai u ka kërkuar edhe njëherë shqiptarëve mandatin e tretë. KM është shprehur se do jetë gjithmonë me shqiptarët për të kaluar vuajtjet e tyre. Ai nuk ka ngurruar të shajë opozitën, vjershë të cilën e reciton në çdo dalje publike.

Rama ka thënë:

Jemi bashkë qe vuajtjet t’i kalojmë bashkë. Prandaj unë jam në këmbë duke lëvizur. Sot jemi duke nisur fushatën që nuk ka ndaluar asnjë moment që nga dita që kemi filluar punën. Kemi marrë mandatin e parë të dytë dhe të tretë sepse nuk duam që të vonohemi më si pasojë e atyre që nuk kanë lider. Me mandatin e tretë ne i bëjmë të pakthyeshme reformat që janë ende rrugës. Mandati i tretë nuk është për karrigen e asnjërit, as për timen.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit