Rama masakron profesionet e lira, kërkon të mbushë arkën para zgjedhjeve

Rama masakron profesionet e lira, kërkon të…

Vitin e ardhshëm, po në këtë periudhë pranvere, qytetarët shqiptarë votojnë për të zgjedhur kryeministrin e ardhshëm. E ashtu siç në Shqipëri është traditë, zgjedhjet kërkojnë lek oër blerje votash. Për këtë, kryeministri aktual Edi Rama që do mbahet mend si kryeministri që boshatisi Shqipërinë dhe varfëroi vendin, ka gjetur një model të ri për të mbushur arkën. Atë të masakrimit të profesioneve të lira, të cilët do i taksojë 40%, më shumë se oligarkët Çet Kastrati apo Saimir Mane, të cilët paguajnë në shtet vetëm 15%.

Këtë model të ri, kryeministri Rama po mundohet ta aplikojë si ligj të ri, ndonëse formularët dhe metodat janë të ligjit të vjetër që përdoret për mbledhje e taksave vendore. Kjo skemë e re po krijon një kakofoni dhe lëmsh të madh tek profesionet e lira, të cilave po u “bëhet gropa” edhe pse nuk kanë shpenzime. Kjo masakër duhet të ketë patjetër një shpjegim nga Rama, por edhe kukullat e tij në kabinetin qeveritar, që nuk reagojnë ndaj asnjë çmendurie dhe miratojnë çdo gjë.

Parimi “ta hajë kush ta hajë” duhet të marr fund. Boll janë vjedhur dhe varfëruar shqiptarët. Kjo është e tepërt. Profesionet e lira, nuk duhet dhe nuk kanë pse paguajnë në shumë taksa se oligarkët që Rama i ka miq e u ka falur gjithë tokat, nga veriu në jug. Kjo çmenduri duhet të marrë fund dhe profesionet e lira duhet të konsultohen mirë me një ekonomist profesionist, para se të veprojnë dhe shteti “t’iu hajë” kokën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit