Rama mban pezull shkarkimin e Ardian Ҫelës dhe dosja e SHBA&BE për korrupsionin gjigand në OSHE

Rama mban pezull shkarkimin e Ardian Ҫelës…

Qeverisë së Edi Ramës i ka mbërritur një ultimatum i fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian që menjëherë duhet t’i lërë lojërat politike dhe të largojë të korruptuarit nga qeveria e tij.
Siҫ mësohet, një takim misterioz i ambasadores amerikane Yuri Kim në selinë e kryeministrisë, ka pasur pikërisht si bazë peshkaqenët e korrupsionit.
Dhe një nga këta peshkaqenë, të shënjestruar me kohë nga amerikanët është pikërisht kreu i OSSH-së, Ardian Ҫela.
I ardhur si pjesë e një pakti me Gjushin e Durrësit, Ҫela u kthye në njeriun më të akuzuar nga raporte dhe informacione të klasifikuara të agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe atyre ndërkombëtare.
Madje u përfol se largimi i Ҫelës nga posti i kreut të OSHE-së është një veprim i marrë praktikisht nga Rama për tu zëvendësuar me një socialist të vjetër i cili u largua si kreu i një enti të rëndësishëm të pavarur në vend.
Pas kësaj, njerëz afër Ramës përhapën lajmin e largimit të Ҫelës pikërisht rreth muajit shkurt, por që më pas u mbyll me shpërthimin e pandemisë së Covid 19.
Ardian Ҫela mësohet se është shënjestruar prej kohësh dhe ka dosje voluminoze ndaj tij pikërisht për ҫështje të rënda korrupsioni.
Zyrtarë të rëndësishëm ndërkombëtarë kanë arritur të mbledhin dëshmi se Ҫela madje ka thyer edhe trendin e “pranueshëm” të korrupsionit shqiptar, atë të pashkruar, duke marrë për tenderat që shpërndante në OSHEE rreth 25% të shumës së përgjithshme, ҫka bëri që shumë prej operatorëve të kontratave të energjisë jo vetëm se nuk pranonin të merrnin pjesë në garat për kontratat e OSHE-së, por bënë denoncimet përkatëse.
Ҫela shprehej në biseda informale se pazarin e ka rritur pasi një pjesë të shumës e dërgonte “lart” duke bërë shenjë tek gjatësia e lartë trupore.
Ndërkaq, raporte edhe filmike kanë implikuar kreun e OSHE-së, në marrëdhënie të ngushta me biznesmenët që kanë përfituar tenderat më të mëdhenj në këtë koorporatë shtetërore.
Një nga këto përflitet se e ka vendosur kreun e OSHE-së edhe aksioner në bizneset e tij siҫ janë një restorant pranë ambasadës amerikane në Tiranë, por edhe kompani ndërtimi rrjetesh elektrike që veprojnë në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.
Pikërisht këto zullume të kreut të OSHE-së kanë bërë që korporata të jetë në ditën më të zezë të saj dhe tani në kohën e pandemisë, ata që po e pësojnë të jenë qytetarët.
Fatura aforfe, por edhe konfrontime me qytetarët, të cilët ankohen lumë edhe ҫdo minutë në facebook-un e Kryeministrit Edi Rama, se OSHE nuk po zbaton vendimin e qeverisë për të falur kamatat e dritave për ata që kanë kontrata për të paguar me këste debitet e tyre vjetore.
Kjo vihet re lehtësisht në faqen e Kryeministrit, të cilët jo vetëm nuk janë fshirë, por me urdhërin e Ramës janë dërguar me zarf në zyrën e Ardian Ҫelës.
Por mësohet se ky i fundit është shprehur se nuk e vret mendjen për këta ankesa dhe ka thënë se Edi Rama nuk mund ta heqë dot edhe sikur këtë t’ja kërkojë edhe Donald Trump. Po pse Ҫela është i sigurtë se Rama nuk e shkarkon, ku e mban peng kreu i OSHE-së kryeministrin?!
Siҫ duket këtë e dijnë fare mirë ndërkombëtarët, ndaj edhe Rama u fsheh sot si struci, kur shiti lajmin se ambasadorja Kim nuk e ka takuar atë në selinë e kryeministrisë në drekë. Po kush mund të takohet tjetër në kryeministri nga amasadorja amerikane? /Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit