Rama mbërrin në Athinë, temat që do të diskutojë me Micotaqis

Rama mbërrin në Athinë, temat që do…

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë ku do të takohet me homologun grek Micotaqis.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka treguar dhe temat e diskutimit që do flasë me kryeministrin grek.

Mësohet se Rama mes të tjerash do të diskutojë “mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19, forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”.

POSTIMI

Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19;

forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve;

bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë.

burimi: tpz
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit