Në redaksinë tonë kemi marrë disa raportime nga qytetarët se gjatë ditëve të fundit ka pasur shqetësime lidhur me nivelin e likuiditetit në sistemin bankar dhe ka sinjale se qytetarët po tërheqin para nga bankat.
Raste të tilla janë janë publikuar gjithashtu edhe në rrjetet sociale ku po qarkullojnë pretendime të tilla.
Kjo situatë vjen si pasojë e pasigurisë të krijuar në vend nga protestat e dhunshme, përplasjet me policinë, si dhe skenat e përsëritura të sulmit e djegies së disa filialeve bankare në kryeqytet, të cilat kanë ngritur supozime mbi sigurinë e institucioneve financiare.
Sipas këtyre mesazheve dhe postimeve të ndryshme që po shpërndahen online, po spikat tema e ndjeshme e menaxhimit të parave në banka përballë presionit të shtuar në treg dhe frikës se përshkallëzimi i mëtejshëm i protestave mund të dëmtojë stabilitetin e depozitave.
Më tej, në të njëjtat aludime pretendohet se janë ngritur shqetësime për vijueshmërinë e situatës, duke përmendur deri edhe kërkesa për përgjegjësi apo dorëheqje nga zyrtarët përkatës nëse kjo gjendje pasigurie vazhdon të përkeqësohet.
Sidoqoftë, të gjitha këto pretendime mbeten thjesht aludime që po shpërndahen në rrjet, pasi nga institucionet zyrtare financiare apo bankat nuk ka ende asnjë njoftim apo reagim që të konfirmojë vërtetësinë e këtyre zërave.