Rama mburret me Thethin, por nuk i pastron plehrat

Rama mburret me Thethin, por nuk i…

Fshati turistik i Thethit është një nga destinacionet më të lakmuara në trojet shqiptare. Bukuria që natyra i ka falur asaj zone thith çdo ditë turistë nga e gjithë bota. Mirëpo ky vend i bekuar nga natyra, po shkatërohet çdo ditë nga papërgjegjshmëria e institucioneve shtetërore.

Turistët që mahniten me bukuritë e Thethit hasen edhe me grumbujt e plehrave që nuk mblidhen në atë zonë. Madje dhe Rama krenohet kur gazetat prestigjozet ndërkombëtare shkruajnë për alpet Shqiptare, por kryeministri nuk kujtohet të nxisë institucionet qendrore dhe lokale ta mbajnë Thethin të pastër.

Mbetjet janë makth më vete. Ka vetëm 5 kazanë në hyrje të fshatit, ne jemi më shumë se 100 bujtina të cilët hedhim çdo ditë mbeturinat, ndërsa firma e pastrimit nuk duket në zonë me javë,” thotë pronari i një bujtine.

Politikanët thonë se kanë prioritet turizmin, por janë vetëm fjalë. Ne të gjitha po i bëjmë vetë me shumë sakrifica,” – thotë një tjetër pronar bujtine

Po ashtu Thethi ka ende mungesë të furnizimit me energji elektrike. Madje edhe kur ajo është e pranishme, është aq e dobët dhe e pamjaftueshme sa që nuk karikon dot një celular. Me rritjen e numrit të bujtinave dhe rritjen e numrit të vizitorëve, nevojiten gjithashtu investime edhe në menazhimin e ujërave të zeza, gjë e cila nuk duket në horizont.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit