Rama miraton ndërtimin e landfillit në Vlorë/ E merr sërish... Klodian Zoto!

Rama miraton ndërtimin e landfillit në Vlorë/…

Klodian Zoto vijon të fërkojë duart teksa në horizont duket të tjera miliarda…

Nga opozita është denoncuar se edhe “landfill i Vlorës, i miratuar nga kryeministri,  ka shkuar për Klodian Zoton.

“Kur bëhet fjalë për mbetje (plehra) të ngurta, apo jo, landfill, incenerator, i ndërtuar apo në letër, automatikisht duhet të të vijë në mendje Klodian Zoto,” denonon opozita.

Sipas dokumentit të publikuar, bëhet fjalë menaxhimin dhe depozitimin e mbetjeve të ngurta.

Në fakt Zoto nuk është një emër i panjohur në aktivitietin multi-milionësh të pastrimit apo djegies së plehrave në vend pasi inceneratorët e ndërtuar dhe ata në ndërtim mbajnë përgjegjësinë administrative të tij.

Duke listuar djegësit në Elbasan, landfillin në Fier dhe atë në Tiranë, si dhe veprimtaritë jashtë Republikës deri në Zimbabwe, në reagim, thuhet se kryeministri ka miratuar ndërtimin e landfillit të Vlorës.

“Edhe landifilli i Vlorës shkon për Zoton… Kur bëhet fjalë për mbetje (plehra) të ngurta, apo jo, landfill, incenerator, i ndërtuar apo në letër, automatikisht duhet të të vijë në mendje Klodian Zoto. I përfshirë dhe përfitues në djegësin e Elbasanit, i dhënë kompanisë fantazëm të krijuar enkas për të lidhur kontratën; I përfshirë dhe përfitues në landfillin e Fierit, pa garë dhe transaksione kuotash të paligjshme, landfill të cilit i dihet vetëm emri, sepse për trajtim mbetjesh ende nuk e ka uruar kush “Punë e mbarë!”, ndërkohë që gjendet me arkën me plot 24 mld lekë. Patjetër i përfshirë dhe përfitues në landfillin e Tiranës, gjithnjë pa garë dhe me skema kompanish offshore. Nuk mund të mos përmendet veprimtaria jashtë territorit të RSH-së, deri në Zimbabwe, që tronditi vendin në fjalë për nivelin e lartë të përfshirë në aferë identike korruptive”, denoncon opozita.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit