Rama: Na duhet mandati i tretë për të përfunduar punët!

Rama: Na duhet mandati i tretë për…

Rama ka dalë sërish sot në një prezantim të pazakontë për “Drejtësinë që Duam”. Nga studioja e madhe, ku është vetë moderator dhe i ftuar, Rama flet për mandatin e tretë. Ai ka thënë se i duhet ky mandat për të përfunduar punët e lëna përgysëm. Pak e çuditshme ta dëgjosh, pasi ka 8 vite në qeveri dhe sërish ka punë përgjysëm. I njëjti premtim ishte edhe 4 vite më parë.

Ai u shpreh:

Na duhet mandati i tretë për të përfunduar punët. Të gjithë ju motra dhe vëllezër, zgjedhje të çdo kahu diskutoni për zgjedhjen që duhet të bëni në 25 Prilli që po afron, a duhet të më jepni mua një mandat të tretë apo ata që kanë qenë me vite aty. Ky që vjen është mandati i tretë për mua dhe PS, ndërsa mandati i pesë për Saliun dhe Lulin dhe Monikën dhe Ilirin që kanë qenë herë me PD dhe herë me PS.

Sa herë fitojnë ata Shqipëria humbet. Shqipëria sot është më mirë se dje por nuk është ende ajo që ju doni dhe ajo që unë dua. Po të ndihesha i kënaqur do ndalesha këtu por nuk mund t’i lë në mes gjithë këto punë. Ne kemi bërë progres por nuk mjafton. Nuk ju mjafton ju dhe nuk ka si më mjafton mua,. Ky progres mjafton për garanci për të arritur aty ku duam.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit