Rama ndërron kokë por jo mënyrën e puthjes: Luca ëshë njeri i punës, mos u tallni më të

Rama ndërron kokë por jo mënyrën e…

Pasi mori me 1 euro mijëra hektarë tokë në Labinot, shfrytëzoi lumin e Shkumbinit dhe kërcënoi banorët që protestonin kundër tij, pasi mori për 1 euro tokë dhe godinën e fabrikës së sheqerit në Maliq, Gjergj Luca meriton edhe një puthje nga kryeministri. Gjithë këto hapësira publike oligarku i peshkut i mori me bekimin e qeverisë dhe padyshim e meriton një puthje.

Gjergj Luca ka monopolizuar gjuetin e tonit në ujërat shqiptare, ku asnjë peshkatar tjetër nuk peshkon dot pasi rraset në burg. Ka marrë edhe detin me qira duke hedhur rasat e duke ngritur peshkë brenda rrjetave gjigante. Luca thithë pjesën më të madhe të fondeve nga BE dhe Ministria e Bujqësisë, privilegje këto që nuk i ka pasur asnjë peshkatar i thjeshtë që del në det për bukën e gojës.

Për kryeministrin oligarkët janë të rendësishëm, e sidomos në kohë fushatash elektorale. Në çdo palë zgjedhje, Rama zgjedh ndonjë kokë oligarkësh për të puthur. E radhës është ajo e Lucës që pasi është pasuruar me taksat e shqiptarëve dhe resurset natyrore të vendit, meriton edhe një puthje.

Jo vetëm që nuk e kam të vështirë por e kam kaq të lehtë të besoj që do të bësh këtë trenin elektrik që do të lidhë ‘Fish City’ e Maliqit me pyllin e fazanëve, saqë mezi po pres të shoh kur t’i marrë ata dhe ti çosh të hanë fazanët. Tallen me ty këta, se tallen me njeriun e punës por e rëndësishme është që karvani të shkojë përpara, qentë le të lehin”, tha Rama në një video me Gjergj Lucën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit