Rama ndihmon familjarët e 10 vjeçarit që shtypi autoambulanca. U jep 500 mijë lekë të reja

Rama ndihmon familjarët e 10 vjeçarit që…

Një ngjarje tragjike ndodhi në pikën kufitare të Kavajës, ku Samuel Ndoj, 10 vjeç, u përplas për vdékje nga një autoambulancë, teksa në një hije, priste me të ëmën, që të kalonte për në Greqi.

I mituri ndërroi jetë në vend, ndërsa sipas dëshmitarëve, ambulance ishte bosh dhe po ecte me shpejtësi.

Kjo ngjarje u shoqërua me dedikime prekëse në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që në emër të qeverisë të asistojë me ndihmë monetare familjen e 10-vjeçarit nga Lezha, i cili u përplas nga autoambulanca në Kakavijë dhe humbi jetën tragjikisht.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryeministri bën me dije se ka vendosur që të japë 500 mijë lekë të reja si ndihmë për familjen Ndoj, duke u rishprehur edhe njëherë ngushëllimet.

 “Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera. Engjëlli i vogël u dhëntë forcë,”– shkruan Rama.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit