Rama në Ankara, analisti: Përulja e kryeministrit para uniformave ushtarake otomane gjest i ulët, s’ka respekt për Skënderbeun!

Rama në Ankara, analisti: Përulja e kryeministrit…

Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar vizitën e kreministrit Rama në Ankara, teksa ka thënë se ishte një vizitë e dëshpëruar e tij për të fituar pikë që mund ta ndihmojnë të qendrojë në pushtet.

Gjekmarkaj tha në “open” se gjesti i Ramës, përulës para uniformave ushtarake otomane është një gjest i ulët i një kreu shteti shqiptar, për vetë historinë e shkuar që kemi me perandorinë otomane.

Gjekmarkaj: Kjo ishte një vizitë e dëshpëruar për të qendruar në pushtet. Shiko, nuk është se bëri keq, nuk është gjë negative që të kemi marrëdhënie të mira me Turqinë, sepse është një nga vendet më të fuqishme, është fuqi botërore. Por nga ana tjetër unë nuk pranoj që kryeministri im të përulet para uniformave otomane. Nuk e di nëse është në protokollin e shtetit turk, por nuk njoh ndonjë kryeministër që t’i përulet uniformave otomane. Ky vend ka antagonizëm të madh me Europën. Europa nuk e do brenda saj për shkak të fesë, të politikavë që ndjek Turqia, qasja që ka në rajon dhe në botë. Nëse t’i mendon se ndërtimi i një spitali, restaurimi i një xhamie, një universitet apo ku di unë, është më e rëndëishme se sa iterimi në BE, nëse për dy kacide vëmë në diskutim boshtin strategjik Berlin-Bruksel-Uashington, jemi të humbur. Erdogan ka simpati për Ramën sepse sheh të ngjashmin e tij në Ballkan. Një vend pa zgjedhje, policia si në diktaturë, s’ka liri. Ky s’ka respekt për Skënderbeun që i pëlqen shumë t’i ngjajë, s’ka respekt për luftën e shqiptarëve ndaj perandorisë osmane.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit