“Rama në burg, Berisha në burg”, policia shkon të heqë banderolën e protestës

“Rama në burg, Berisha në burg”, policia…

Një banderolë me mbishkrimin “Rama në burg, Berisha në burg” është shfaqur në tribunat e stadiumit “Air Albania”, gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe San Marinos.

Banderola, e vendosur nga tifozët gjatë sfidës, tërhoqi vëmendjen në stadiumin ku ndodheshin rreth 15 mijë tifozë për të mbështetur Kombëtaren shqiptare.

Pak momente pas shfaqjes së saj, disa efektivë të policisë janë afruar pranë tribunës për ta hequr banderolën.

Mesazhi i saj ishte i drejtpërdrejtë, duke kërkuar që si Edi Rama, ashtu edhe Sali Berisha të përballen me drejtësinë dhe të përfundojnë në burg.

Ndërkohë, Shqipëria po zhgënjen në “Air Albania”, teksa sfida ndaj San Marinos vijon në barazim 1-1, një rezultat surprizues për kuqezinjtë.

<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/Ym4RXdO2smg” title=”“Rama në burg, Berisha në burg”, policia shkon të heqë banderolën e protestës” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit