Rama në delir: Kam marrë mesazhe admirimi

Rama në delir: Kam marrë mesazhe admirimi

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, ka folur sërish sot në lidhje me situatën e Covid-19, në vendin tonë.

Rama theksoi se kufijtë do të hapen dhe Shqipëria do të bëhet gati për turizmin. Por, gjithçka do të bëhet duke u përgatitur edhe për një valë të dytë të koronavirusit. Rama gjithashtu nuk ka kursyer as lavdet ndaj vetes, duke u “shitur” si shpetimtar.

“Kufijtë e Shqipërisë do të hapen dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik. Jo sipas atyre që i kanë kthyer shpinën Shekspirit dhe ndërkohë që i kanë sytë e ngulur tek Teatri, por duke u përgatitur se nëse vjen një valë tjetër, e cila do jetë më e egër se ajo që kaluam sidoqoftë ta përballojmë përsëri me atë dinjitet që e përballuam duke e vendosur Shqipërinë në atë grup vendesh që sot shihen me admirim për rezultatin e arritur.”-tha Rama.

Më tej, ai sërish nuk la pas arrogancen, ndërsa tha se “Jo më larg se mbrëmë presidenti i Turqisë më ka shprehur këtë admirim për cfarë ka bërë shteti shqiptar dhe cfarë rezultatesh ka arritur”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit