Rama në Paris, pavarësisht pandemisë nuk e kursen përqafimet për Macron

Rama në Paris, pavarësisht pandemisë nuk e…

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pallatin presidencial të Elysee-së në Paris ku pritet të zhvillojë një takim zyrtarë më presidentin francez Emanuel Macron.

Nga fotot e publikuara shihet respektimi i protokollit me anti-Covid me mbajtjen e maskës, por liderët e dy vendeve nuk kanë mundur dot t;I kursejnë përqafimet miqësore mes njëri tjetrit.

Kreu i qeverisë shqiptare takoi fillimisht në orën 11:50, Clement Beaune, Ministër i Shtetit për çështjet Europiane në ekzekutivin francez, dhe tashmë pritet të drekojë me presidentin francez Emmanuel Macron në Elysee.

Burime për Fax Neës bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, që duket se ka mbetur në vendnumëro.

Kujtojmë se Ballkani Perëndimor synon që të vendoset në rendin e ditës të këshillit ministror për punë të jashtme të BE-së të parashikuar më 19 prill. Gadishmëri për këtë shprehu edhe Zhozep Borel, përfaqësues i lartë për politikë të jashtme të BE-së.

Takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 Majit të vitit 2018.

Por ky nuk është takimi i fundit mes tyre. Rama, Merkel dhe Macron u ulën në të njëjtën tavolinë në Maj të vitit 2019 me liderët e Kosovës në Berlin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit