Rama në Turqi, në Tiranë nis spastrimi i gylenistëve nga xhamia

Rama në Turqi, në Tiranë nis spastrimi…

Vizita e Edi Ramës në Turqi dha rezultatet e para në Tiranë mbrëmjen e kësaj të marte. Erdogan i ka dhënë urdhër të prerë Edi Ramës që të nisë spastrimin e ‘gylenistëve’ nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Mbështetësit e Erdogan në Shqipëri kanë tentuar të venë në jetë urdhërin e tij, teksa kanë tentuar të nxjerrin nga xhamia e Rrugës së Kavajës myftiun e Tiranës, Lauren Luli, i cili ndodhej në xhami për një ligjëratë.

Besimtarët kanë ofenduar myftiun e Tiranës Laurent Lulin dhe kanë tentuar ta përzënë. Sikurse duket në pamje, përplasja ka qenë e ashpër, ndërsa një lumë ofendimesh kanë vërshuar drejt myftiut. “Gylenist, terrorist, nuk je myfti, je pushtues i pozicionit të myftiut, nuk të duam, je gylenist”, ishin shprehjet fyese ndaj myftiut të Tiranës.

Kujtojmë këtu se presidenti turk ka vite që kërkon nga Edi Rama që të marrë nën kontroll Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Duke qenë se kjo kërkesë nuk është plotësuar ende nga Rama, i cili nga ajo që Erdogan deklaron publikisht kuptohet që ia ka premtuar, qeveria turke mban peng xhaminë e madhe të Namazgjasë në qendër të Tiranës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit