Rama njofton kanalin e ri propagandistik, qytetarët e ‘masakrojnë’

Rama njofton kanalin e ri propagandistik, qytetarët…

Shumë qytetarë nuk e kanë pritur mirë lajmin e njoftuar nga kryeministri Edi Rama për hapjen e një tjetër dritareje propagande.

Rama, edhe pse duhet të ishte shumë i zënë me punë dhe duke menduar se si të zgjidhë krizat që kanë goditur Shqipërinë, sërish e ka gjetur kohën për tu marrë me veten e tij.

Sot me një njoftim të beftë në Facebook, Kryeministri njoftoi me gëzim se kishte hapur dhe një kanal në Youtube. “NGA SOT EDHE NË YOUTUBE CHANNEL?”, shkroi Rama duke publikuar dhe videon e parë me prapaskenat nga intervista që do japë sot për gazetarin Adriatik Kelmendi.

Pas këtij lajmi, qytetarët kanë reaguar në Facebook-un e tij duke u dyndur me komente.

Disa e uronin për kanalin e ri (i cili i jep mundësi të bëhet një vloger, ndoshta e ka menduar pas largimit nga qeveria dhe daljes në pension), e të tjerë e ironizonin.

Qytetarët i shkruajnë se sot qeveria i zgjidhi të gjitha hallet dhe janë shumë të gazuar, të tjerë i sugjerojnë që të hapë llogari dhe në Tik Tok, por ka dhe nga ata që i thonë se tashmë duhet të hapë llogari në faqet pornografike.

DISA NGA KOMENTET E QYTETARËVE

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit