Rama nuk humb kohë, mbledh që në pikë të mëngjesit grupin e ri parlamentar

Rama nuk humb kohë, mbledh që në…

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme grupin e ri parlamentar në pritje të nisjes së seancës së parë në Kuvend të premten.

Një e nga një deputetët socialistë kanë mbërritur në selinë rozë që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe diskutimet pritet që të fokusohen te legjislatura e re dhe programi qeverisës i të majtëve.

Mbledhja e grupit vjen pas mbledhjes së asamblesë, ku PS zgjodhi kryesinë e re dhe sekretarët, ndërkohë që Rama prezantoi qeverinë e re që do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.

Postet e reja brenda qeverisë dhe partisë sollën dhe disa pakënaqësi në radhët e socialistëve, ku Taulant Balla mbeti jashtë kabinetit pavarësisht se është deputeti më i votuar, ndërkohë që Erion Braçe po ashtu e sheh veten jashtë çdo funksioni.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit