Rama nuk i ndahet Salillarit, i jep 5 milionë euro të tjera

Rama nuk i ndahet Salillarit, i jep…

Rama duket se ka një dashuri të veçantë me Pëllumb Salillarin, saqë i bën shume shpesh “dhurata” tenderash në vlera stratosferike. Kështu “dhurata” më e fundit janë rreth 5 milionë euro që ia ka dhënë Salillarit nëpërmjet KESH. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-83030-12-23-2020 dhe me objekt “Punime për mbrojtjen e shpatullës së djathtë mes veprës së marrjes dhe kreshtës së digës në HEC Koman”.

Salillari është shpallur fitues ndonëse oferta e tij ka qenë dukshëm më e lartë se garuesi tjetër. Jo vetëm kaq, por vlera fituese është thuajse identike me fonin limit të tenderit, çka e bën Salillarin një fitues të paracaktuar. Pikërisht skema e zakonshme për “dhuratat” që Rama bën ndaj oligarkëve të tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit