Rama nuk ndalon sulmet ndaj medias/ Enkel Demi e kap “mat”

Rama nuk ndalon sulmet ndaj medias/ Enkel…

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me Enkel Demin në Abc Neës, ka vijuar sulmet e tij ndaj medias.

Por, ndërkohë që gazetari Dem ii kërkoi një shembull konkret, kreu i qeverisë nuk ishte në gjendje të fliste me fakte dhe emra konkretë.

I pyetur në lidhje me raportin e Freedom House, i cili flet për rënie të demokracisë, Rama e kundërshtoi duke thënë se është përfundim i gabuar.

“Zotëria ka arritur në përfundim të gabuar, nuk bëhet fjalë për fasadë të demokracisë por një demokraci në zhvillim. Sa i takon lisrisë së medias, Shqipëria ka lirinë më të madhe të shpifjes në planet”-tha Rama.

Më pas Enkel Demi, i kërkoi një emër konkret, por kreu i qeverisë iu përgjigj duke thënë se “Flas për median në tërësi, është një hapësirë e madhe ku siç ka gjëra me vlerë ka edhe një shumicë shpifjes përditë. Që nuk janë vetëm produkt i gazetarëve, por produkt në tërësi i mjedisit të debatit publik”.

Por Enkel Demi e ka zënë sërish ngushtë, ndërsa i kujton videon në Spanjë, por Rama u justifikua duke thënë se ishte lapsus.

Më tej, Demi tha se “Pra, për ju është lapsus, ndërsa për mediat është shpifje”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit