Kryeministri Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog ndaj protestuesve, duke vendosur sërish këtë mëngjes blloqe betoni me një objekt të kuq me mbishkrimin “DIALOG” përpara Kryeministrisë. Kreu i qeverisë u ka bërë thirrje protestuesve të ulen dhe të diskutojnë, duke theksuar se është i gatshëm të takohet me këdo që beson se Shqipëria mund të bëhet më e mirë përmes shkëmbimit të pikëpamjeve, edhe kur ato janë të kundërta.
Në mesazhin e tij, Rama deklaroi se dialogu është rruga për bashkëjetesën demokratike, ndërsa kundërshtinë e dhunshme e cilësoi të papranueshme. “Përsëri, e përsëri e përsëri, ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdo qoftë që kërkon dhe beson në dialog është këtu”, u shpreh kryeministri, duke shtuar se Shqipëria nuk duhet të kthehet te e kaluara dhe se përballja e ideve duhet të bëhet përmes arsyes dhe komunikimit.
Rama paralajmëroi gjithashtu pasoja ligjore dhe penale për personat që, sipas tij, kanë nxitur dhunë dhe kanë marrë pjesë në akte të paligjshme gjatë protestave. Ai akuzoi persona me fytyra të mbuluara se kanë përdorur protestën studentore për qëllime të tjera, duke theksuar se përgjegjësia do të jetë në përputhje me shkallën e shkeljeve të kryera. Ndërkohë, studentët vijojnë protestën me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, duke e mbajtur të tensionuar situatën politike përpara tubimit të paralajmëruar kombëtar.
<iframe width=”460″ height=”818″ src=”https://www.youtube.com/embed/F_LrNxZ3ANk” title=”Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>