Që në mëngjes, Rama nxjerr sërish “karriget e dialogut” para Kryeministrisë

Që në mëngjes, Rama nxjerr sërish “karriget…

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë sërish karrige para oborrit të godinës qeveritare. Nga frika e studentëve, kryeministri është zgjuar dhe është nisur urgjent pa mbërritur protestuesit, për të dhuruar show-n e radhës, por kësaj here me karrige më të thjeshta.

Edhe sot, Rama ka vendosur ‘karriget e dialogut’ para Kryeministrisë, duke ftuar protestuesit që të ulen dhe të diskutojnë. Pasi i dhunoi prej 7 ditësh, Rama vijon ende kërkesën për dialog. Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama u shpreh se qytetarët mund të kenë shumë arsye për të protestuar, por asnjëra prej tyre nuk justifikon përdorimin e dhunës.

Më tej, ai kërcënoi me masa ndaj personave që kryejnë akte shkatërrimi gjatë protestave, duke thënë se kush shkatërron, do të paguajë. Kujtojmë se dhe dje, Rama nxori karriget e Kryeministrisë në oborr duke kërkuar dialog, por studentët protestues iu përgjigjen: “Shihe në ëndërr, jep dorëheqjen.” Protestuesit madje thyen karrigen në shenj revolte, ndërsa iu përgjigjën negativisht edhe drejtoreshës së MIA, Manjola Hasës e cila kërkonte identitetin e protestuesve për t’u mirëpritur për dialog me kryeministrin.

<iframe width=”460″ height=”818″ src=”https://www.youtube.com/embed/mXm6cDZswmg” title=”A do pranojnë studentët?” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit