Rama pasi kërcënoi zarat e tij: Mos bëni hesape pa të zotin e Partisë Socialiste

Rama pasi kërcënoi zarat e tij: Mos…

Pasi përmes presionit siguroi votat e socialistëve pro hartës së re territoriale, Edi Rama u është drejtuar sërish me një postim në rrjetin social X, duke u bërë të ditur se nuk duhet të bëjnë “hesape pa hanxhinë” dhe të dalin kundër vendimeve të tij pa llogaritur më parë qëndrimin e kryetarit të Partisë Socialiste. Me “hanxhinë” e kësaj shprehjeje popullore, Rama nënkupton vetveten. Pas miratimit të hartës së re territoriale me 85 vota pro në Kuvend, shumica nën presion, kryeministri e cilësoi reformën si një tjetër shtysë modernizuese për Shqipërinë.

“Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese. Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste”, shkroi Rama.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit