Rama për konfiskimin e 4646 m2 në mes të Tiranës: IMT ka bërë kallëzim që në korrik

Rama për konfiskimin e 4646 m2 në…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është përgjigjur akuzave rreth vendimit për konfiskimin e kateve pa leje në një ndërtesë në qendër të Tiranës.

Në median sociale “Facebook” ka publikuar dokumentin, sipas të cilit tregohet se Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka bërë kallëzim që në korrik për shtesën pa leje në këtë objekt.

“Le ta lexojnë vetë se si kohë më parë, i është çuar prokurorisë së Tiranës, rasti i atyre 4 mijë e 646 metrave katrorë në qendër të Tiranës, të cilat dje i mori shteti për interes publik”, shkruan fillimisht Rama.

Në vijim, ai shprehet se “ky nuk është i vetmi rast, po rasti që derdhi kupën e durimit me drejtësinë, në raport me parellinjtë e llojllojshëm, kapur me presh në duar tërë këto vite nga Policia e Shtetit, Tatimet e Doganat apo Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, por kthyer në burime të ardhurash për të korruptuarit e drejtësisë”.

Kryeministri Edi Rama, disa ditë më parë, deklaroi se 4 mijë e 646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës, i kanë kaluar shtetit me kontratë noteriale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit