Rama për mediet spanjolle: Nuk presim asgjë nga BE

Rama për mediet spanjolle: Nuk presim asgjë…

Në një intervistë për median spanjolle ‘El PAIS’, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është mësuar me rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë nga Europa, pasi kjo e fundit nuk ndodhet në momentin e saj më të mirë.

“Ne kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, me shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuziazëm. Ne kemi dëgjuar shume gjëra për shumë vite dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Von der Leyen flet në emër të Komisionit, por Komisioni është një gjë, Këshilli është një tjetër,  fjalët e bukura janë një gjë, faktet gjë tjetër … Në këtë proces ka pasur gjithmonë një, dy, tre shtete anëtare që janë kundër. Tani është Bullgaria, kështu që për ne është më mirë të mos presim, sepse kur prisni duhet të ndjeni turpin e refuzimit”, citohet kryeministri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit