Rama për protestuesit: Dështakë-zemërakë

Rama për protestuesit: Dështakë-zemërakë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zhvillimet në protestën e mbajtur në bulevard, duke bërë një ndarje të fortë mes dy grupeve të pjesëmarrësve. Në podkastin e tij “Flasim”, ai tha se po ndiqet nga afër situata përmes një ekipi të posaçëm që po dëgjon kërkesat e qytetarëve.

Sipas Ramës, në protestë ka “dy shtresa” nga njëra anë, siç u shpreh ai, “uji i rrjedhshëm” qytetarët që kanë dalë për shqetësime reale dhe me qëllim të sinqertë. Nga ana tjetër, ai sulmoi ashpër një grup tjetër, të cilin e quajti “kora e zezë” e protestës, duke e lidhur me individë që sipas tij nxisin tensione dhe përfshihen në akte dhune.

Rama deklaroi se kjo pjesë e dytë përbëhet nga “dështakë-zemërakë” të ardhur nga “të gjitha rrugët e jetës”, të cilët, sipas tij, kanë krijuar një situatë konvulsive që çon në përplasje dhe dhunë. Ai shtoi se kur ndodh një radikalizim i tillë, “në fund të del përpara muri”, duke lënë të kuptohet se përballja me institucionet është e pashmangshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit