Rama përmendi rimbylljen, por Video e Ismet Drishtit 'Karantina' po thyen rrjetit

Rama përmendi rimbylljen, por Video e Ismet…

Kryeministri Edi Rama e përmendi sërish dje variantin e rimbylljes ose “burgosjes” brenda shtëpive, të të gjithë shqiptarëve, siç bëri gjatë muajve mars-prill, duke spekuluar me shifrat e koronavirusit.

U desh kaq që në rrjetet sociale të rinisë protesta dhe mllefi i shqiptarëve, që mesa duket kanë vetëm këtë mënyrën për të shprehur mosdakordësinë.

Nga ana tejtër, janë disa lëvizje qytetare ndër të cilat edhe “Lëvizja Për Shqipërinë”, që po u bëjnë thirrje qytetarëve të organizohen në protesta paqësore dhe civile, për të mbrojtur të drejtat e tyre duke dalë nga shtëpitë dhe zbritur në rrugë.

Por ndrkohë që rrjeti zien nga mllefi dhe revolta, metoda e e shqiptarëve “fshehur pas gaxhoit” për t’u rebeluar duket se hë për hë i shkon për shtat vetëm skemës së kryeministrit Rama që në çdo moment dhe për çdo arsye mund të burgosë gjithë popullin me arrest shtëpie.

Megjithatë shumë lundrues të rrjeteve sociale, duket se kanë zgjedhur të frymëzohen nga kënga-parodi e gazetarit Ismet Drishti, “Karantina b*ythën na çau…”, duke e bërë jo vetëm virale videon e saj, por në të njëjtën kohë duke e bërë edhe një prej më të parave në “YouTube”.

Më poshtë “Gazetaatdheu.com” ju mundëson ndjekjen e kësaj video-parodie:  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit