Rama: Pjesa më e vështirë e imja është të mos çmendem, kërcënimi më i madh i Shqipërisë janë vetë Shqiptarët

Rama: Pjesa më e vështirë e imja…

Gjatë një interviste të dhënë për Tik-Tokerin e njohur, Max Klymenko gjatë samitit të NATO-s, kryeministri Edi Rama u pyet për aspektin më sfidues të detyrës së tij të përditshme. Përgjigja e tij ishte e shkurtër dhe e papërpunuar: “Të mos çmendesh”, duke zbuluar kështu presionin ekstrem me të cilin është duke u përballur kryeministri Rama në javët e fundit. Kjo deklaratë e Ramës është një kontrast midis barrës psikologjike dhe asaj që paraqitet publikisht prej kohësh nga ana e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

Në vijim, kryeministri u ndal te kërcënimi më i madh për vendin, i cili sipas tij nuk vjen nga jashtë, por nga vetë shqiptarët, duke thënë se kërcënimi më i madh i Shqipërisë janë vetë Shqiptarët. Më pas, ai foli për marrëdhëniet e ngushta me liderët europianë, duke veçuar bashkëpunimin e veçantë me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Sipas tij, lidhja mes Shqipërisë dhe Italisë ka një dimension të posaçëm që shkon përtej marrëdhënieve të zakonshme diplomatike.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit