Rama po tallet hapur me popullin shqiptar/ Le të nisim së bashku një lëvizje për liri dhe demokraci, pa lider e pa parti…

Rama po tallet hapur me popullin shqiptar/…

Nga SHBA në Brazil, nga Gjermania në Izrael, qytetarët e lirë po protestojnë kundër komplotit neoliberal globalist: shfrytëzimit të pandemisë Covid-19 për të shfuqizuar liritë dhe të drejtat e njeriut, për të varfëruar e skllavëruar qytetarët e për të marrë peng qeveritë, përmes borxhit publik.

Askund më qartë se në Shqipëri, nuk shpërfaqet ky komplot. Vendi me minimumin e të prekurve dhe viktimave, po përballet me masat më drastike. Qysh tani BB dhe FMN llogarisin një rënie të prodhimit (GDP) prej 7%. Si askund tjetër, 2.8 milion shqiptarë janë dënuar me burg shtëpiak. Njësoj si skllevërit e dikurshëm, atyre u duhet leja e “pronarit” për të dalë nga shtëpia. Ata sot kanë më pak liri se qentë në Itali e gjetkë.

Me mbështetjen e pakufizuar të BE dhe demokratëve amerikanë, Rama ia doli ta lerë vendin pa gjykatë kushtetuese, pa gjykatë të lartë, pa prokurori të pavarur. Ia doli ta bëjë parlamentin monist e të bëjë zgjedhje bashkiake moniste. Ia doli t’i varfërojë shqiptarët, duke mos i rritur pagat dhe duke i rritur taksat 7 vjet me radhë. Ia doli të miratojë VKM, vendime parlamenti, akte normative e ligje në kundërshtim të hapur me Kushtetutën, shpesh pa asnjë rezistencë nga opozita e presidenti. OKB, KE dhe KiE japin alarmin për fuqizimin e shteteve autoritare, por nuk e përmendin kurrë diktaturën hibride të Ramës në Shqipëri.

Me shumë të drejtë, tani Rama po tallet hapur me popullin shqiptar, duke u sjellë me shqiptarët si kujdestari i jetimores me jetimët, në filmin “Lulekuqet mbi mure”. Ai vendos kush ka të drejtë të dalë nga shtëpia dhe kur. Ai mbyll shkolla e gardhon me policë bregun e detit, shpall dënime dhe amnisti, si të ishte monark absolut. Ai sillet me buxhetin e shtetit si me kuletën e vet. Ai ndan paratë me oligarkët për konçesione dhe i refuzon bukën e gojës më të varfërve. Ai po bën pornografi me varfërinë: po vjedh e po bën propagandë edhe me qeset me oriz e makarona!

Çfarë presim ende? Shpëtimi nuk do të na vijë nga qielli, as nga deti. Nuk do të na vijë as nga Perëndia, as nga Perëndimi. Ndryshimin e madh duhet ta bëjmë ne, qytetarët e lirë, që i thonë jo skllavërisë dhe nuk presin thirrjen e liderit për të protestuar. Kur vjen puna për lirinë, demokracinë dhe mirëqenien tonë, duhet të jemi të gjithë lider!

Bashkohuni me thirrjen e aktivistëve të AMT! Nënshkruani formularin dhe bëhuni bashkëorganizatorë të protestës. Le të nisim së bashku një lëvizje për liri dhe demokraci, pa lider e pa parti!

Të enjten, 7 maj, ora 12, në Sheshin Skënderbej, të mblidhemi “Për Mëmëdhenë”

Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë
vraponi burra se s’ka me prit
Të vdesim sot ne, me Besa Besë
pranë flamurit të kuq q’u ngrit
Pranë flamurit, pranë flamurit
me shpatë te çveshur shqipëtarisht
Për dhen’e babës edhe të burrit
kemi me vdekur sot burrërisht
refreni
Eja mblidhuni këtu këtu,
Eja mblidhuni këtu këtu,
Eja mblidhuni këtu,…. bashkë me ne !
Të gjithë o djema të japim dorën
se jemi shokë me besë e dashuri
Të gjithë o shokë të japim fjalën
për të mjerën mëmën tonë, të bëjmë mirësi
Se fjala jonë është liri për Shqipëri
at’herë flamuri ynë shkëlqen për bukuri
Për dhen’e babës edhe të burrit
kemi me vdekur sot burrërisht
refreni
Eja mblidhuni këtu këtu,
Eja mblidhuni këtu këtu,
Eja mblidhuni këtu,…. bashkë me ne !

ALEANCA PER MBROJTJEN E TEATRIT

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit