
Përmes një vendimi arbitrar dhe pa pyetur asnjë njeri, kryeministri Edi Rama pak ditë më parë firmosi në Romë një marëveshje me homologen italiane Giorgia Meloni për refugjatët që vijnë nga Lindja e Mesme. Duke e kthyer portin e Shëngjinit në një Guantanamo, Rama vendosi të na sjellë 30 mijë refugjatë në vendin tonë. Duke mos e hedhur në konsultim publik, e duke tentuar të mbajë mister çdo gjë, Rama thotë se për refugjatët ka treguar dinjitet njerëzor.
Këtë deklaratë kryeministri e ka bërë nga Parisi, në një intervistë që dha për median italiane Rete 4.
“Nuk mendoj se dikush ka ngritur alarmin për kampet e përqendrimit apo Guantanamo. Ajo me Italinë është një marrëveshje e bërë me shumë kujdes dhe respekt për ata persona që do të jenë më pas objekt i këtij operacioni. Nuk duam të bëjmë diçka që nuk respekton dinjitetin e këtyre njerëzve. Përkundrazi, pikërisht sepse duam të respektojmë dinjitetin e këtyre njerëzve. Ne kemi qenë shumë të kujdesshëm me numrat, metodologjine qe do te ndiqet”, tha Rama.
Por kur flet për dinjitet njerëzor, kryeministri i vendit tonë a mendon për popullin e vet, të cilët i ka poshtëruar aq sa nuk mban më?
A ka parasysh kryeministri Rama ata persona që ka lënë pa shtëpi, përmes koncensioneve që jep për rrugët?
A duhet të mendojë për dinjitetin e qytetarëve shqiptarë, duke u dhënë më shumë siguri për jetën, duke rritur pensionet dhe ndihmat ekonomike e duke mos dhënë çdo gjë të mundshme me koncension.
Në Lezhë, qytetarët do të vijojnë edhe ditën e sotme protestat e tyre, duke kundërshtuar këtë vendim absurd, e duke kërkuar nga Rama që ai ta diskutojë me banorët e zonës këtë marrëveshje.
Shlyerje borxhi për Italinë që priti shqiptarët në vitin 1991 e justifikoi Rama këtë veprim të tij, i cili u kundërshtua edhe nga organizatat ndërkombëtare. Emigrantë, që paraqesin rezikshmëri të lartë, që nuk i pranoi as Afrika, tregoi dinjitet njerëzor lideri ynë suprem.