Rama pranon se ka mashtruar 11 vite, "shet" Veliajn: Hajdut me kostum dhe tradhtar i qytetarëve

Rama pranon se ka mashtruar 11 vite,…

Në 11 vite pushtet, kryeministri Edi Rama është kujtuar për të bërë mbledhje me ministrat dhe deputetët me dyer të hapura. Për këtë mbledhje, e cila nund të shënohet në kalendar si event, Rama është kujdesur që të bëjë prooagandën e radhës, duke thënë se ka bërë më të mirën e duke ngritur flamurin e fitimtarit që figurat kryesore të PS i ka përballë drejtësisë. Që në fillim të mbledhjes, ai pranoi se ka thënë vetëm gënjeshtra deri tani, kur tha se sot do thotë të vërteta. Sot nuk do ndalem te gjysmë të vërtetat, që e kanë thënë njerëz shumë më të mençur se unë, as të shpifjet e rreme. Sot do flasim vetëm për të vërtetat, për ligjet dhe korrupsionin.

Qofshin të vërteta të ëmbla, që s’mund të mos jemi krenar, qofshin të hidhura për të cilat nuk ka si të mos na vijë mirë, por t’i shohim në sy siç janë”, tha Rama.

Por në fjalën e tij, kryeministri me pushtetin absolut, duket e i ka dhënë duart Erion Veliajt, të cilin e ka mbështetur dhe i ka dhënë 3 herë mandatin e kryebashkiakut të Tiranës. Për të larguar përgjegjësinë nga vetja, Rama ka shitur Veliajn, duke thënë se kush ka vjedhur taksat e shqiptarëve është tradhtar dhe hajdut me kostum. Ky reagim ka ardhur pas hetimeve që SPAK ka nisur për Veliajn për inceneratorët dhe dosjen “5D”.

Kush flirton me armikun korrupsion dhe tradhton anëtarët dhe qytetarët, nuk është i yni dhe nuk ka asnjë punë me ne. Ashtu siç kushdo në administratë i zgjedhur si drejtues, fut duart në buxhet, nuk është më ne dhe nuk mund të kërkojë asgjë nga ne veç përbuzjes, Çdo anëtar i kësaj familjeje që bën korrupsion është tradhtar i dyfishtë i popullit dhe partisë si cdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit kurrizet. Kur të zbulohet nga drejtësia i hidhur është fakti që e kishim mes nesh por lajm i mirë është që kemi një parazit me pak“, tha Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit