Rama: Protestuesit dështakë, shembëlltyra më e zezë e 35 viteve

Rama: Protestuesit dështakë, shembëlltyra më e zezë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave që prej një muaji zhvillohen çdo ditë në Tiranë, ku mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e tij. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë u shpreh se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por bëri një dallim mes tyre dhe atyre që, sipas tij, po e përdorin protestën për qëllime politike.

Në reagimin e tij, Rama përdori tone të ashpra ndaj organizatorëve dhe mbështetësve politikë të protestës, duke i cilësuar si “mbetje të rrezikshme socio-politike” dhe “shembëlltyra më e zezë e alternativave politike të këtyre 35 vjetëve”. Ai tha se “korja e shpifur” ka bërë bashkë “dështakë të zemëruar” dhe persona që, sipas tij, “japin mend që s’i kanë”, ndërsa theksoi se hallet reale të qytetarëve duhet të dëgjohen dhe të shërbejnë si reflektim për qeverinë.

Rama deklaroi se mesazhi i protestuesve do të lexohet “me vëmendje e përulësi” dhe se shqetësimet e tyre do të kthehen në energji për objektivin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian në vitin 2030. Në të njëjtën kohë, ai parashikoi se, sipas tij, shumica qeverisëse do të dalë më e fortë nga kjo situatë, ndërsa ata që, sipas kryeministrit, po keqpërdorin protestën do të dështojnë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit