Rama: QSUT është njësoj si spitalet e Parisit, Milanos apo Stambollit

Rama: QSUT është njësoj si spitalet e…

I ngazëllyer për fasadat e bukurua të lyera me bojë, Edi Rama e ka krahasuar qendrën spitalore “Nënë Tereza” me spitalet europiane. Në inagurimin e një godine të re për sëmundjet e brendshme, kryeministri tha se punët publike të kryera janë shembëlltyrë e rilindjes socialiste.

Ky spital nuk ka asnjë dallim nga spitalet e Parisit, Milanos apo Stambollit, ndërtuar me pasion e me përkushtim të posaçëm, si një tjetër shembëlltyrë e Rilindjes së Shërbimit Shëndetësor Kombëtar” – tha Rama.

I destinuar të shoh fasadat e jo shërbimin, i destinuar të shoh bojrat dhe jo mungesën e bluzave të bardha, Rama foli edhe njëherë për “shëndetësinë falas” që nuk erdhi kurrë. Dyerve të spitalit të QSUT sorollaten çdo ditë qytetarët nga e gjithë Shqipëria për një vizitë mjekësore më të specializuar.

Radhët e gjata janë vetëm një aspekt i hallkës së zinxhirit të problematikave. Mjekët specialist po dorëzojnë përparset dhe po emigrojnë në Gjermani. Kjo ka bërë që puna të shtohet dhe shërbimi të bjeri, pasi një specialist i duhet të punojë dyfish apo trefish. Në spitalet e Parisit, Milanos apo Stambollit kjo nuk ndodh, pasi mjekët vlerësohen me pagesa dhe nuk largohen, duke bërë që shërbimi mbetet në nivele të larta.

Në spitalet e Parisit, Milanos apo Stambollit, qytetarët nuk i bëjnë analizat te privati pasi laboratori i shtetit herë punon dhe herë nuk punon. Në spitalet e Parisit, Milanos apo Stambollit, pacientët nuk blejnë vigon, gjilpëra, paisje mjekësore që spitali i QSUT shpesh nuk i ka pasur dhe që mjekët ia kanë kërkuar familjarve. E si për të treguar se e gjitha ishte një fjalim propagandistik në prag të fushatës elektorale, kryeministi nuk gjeti asnjë të metë në sistemin shëndetësor, por përkundrazi e ngrit atë në piedestal.

Kemi vendosur që këtë qendër ta kthejmë në një qendër ekselence në të gjitha kuptimet, si në mjediset e brendshme, të jashtme edhe në aspektin e kushteve të punës, instrumenteve e me radhë” – tha Rama.

Fjalime dhe përurime të tilla të veprave publike ndalohet të promovohen pasi KQZ ka deklaruar stopim të propagandës 4 muaj para zgjedhjeve. Mirëpo socialistët jo vetëm që nuk kanë ndaluar, por po shfrytëzojnë ccdo gjë në favor të propagandës elektorale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit