Rama reagon për skandalin e Tires tek Shefqet Ndroqi: Personazh i turpshëm, nuk përfaqëson trupën e denjë të bluzave tona të bardha

Rama reagon për skandalin e Tires tek…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale, lidhur me skandalin që ka ndodhur në spitalin “Covid2”, i njohur si “Shefqet Ndroqi”, ku një samitare i ka marrë 8 mln lekë të vjetra një qytetareje, e cila kishte të shtruar në këtë spital nënën e saj.

Rama thotë se nuk ka pyll për derra, ndërsa e cilson sanitaren Tire Alldervishaj, një personazh të turpshëm.

“Një mesazh mbi aktin e shëmtuar të sanitares së ekspozuar nga gazetarët investigativë të emisionit STOP, të cilët meritojnë falenderim e respekt për kontributin e tyre në prangosjen e një personazhi të turpshëm, që në asnjë mënyrë nuk mundet ta përbaltë trupën e denjë të bluzave tona të bardha – çdo pyll ka derrat e vet, po kurrësesi ata që abuzojnë me bluzën e bardhë nuk janë shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve të përkushtuar shqiptarë”, shkruan Rama.

Reagimi i Kryeministrit ka ardhur në një kohë kur është raportuar se Prokuroria po heton nëse sanitarja, e cila përveçse ka mashtruar qytetaren duke u paraqitur si infermiere, duke i marrë edhe paratë, për ti shërbyer nënës, e cila ndërroi jetë më 25 dhjetor, ka bashkëpunuar apo jo me personel mjekësor.

 

/boldnews/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit