Rama rishikon buxhetin për të tretën herë. Ul të ardhurat, rrit borxhin publik në 80% dhe... ngop me para PPP-të

Rama rishikon buxhetin për të tretën herë.…

“Rilindja” me përpikmëri po vijon ditë pas dite që të zhysë Shqipërinë në borxhe, ku me gjithë krizën ekonomike, paratë për PPP-të e miqve të kryeminstrit Rama, po gëlojnë.

Për të tretën herë brenda vitit, qeveria “Rama”, ka rishikuar me akt normativ buxhetin e vitit 2020.

Efektet që Covid-19 ka dhënë mbi ekonominë vendase e kanë detyruar Ministrinë e Financave të ndryshojë rrënjësisht buxhetin e 2020-s.

Teksa të ardhurat priten në rënie dhe shpenzimet planifikohen të shtohen ndjeshëm, deficiti buxhetor (diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve) dhe borxhi publik, pritet të arrijnë nivele rekorde, të papara ndonjëherë.

Deficiti buxhetor pritet të arrijë në 132 miliardë lekë (më shumë se 1 miliardë euro), ndërsa borxhi, pa efektin e kursit të këmbimit në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Efektet janë drastike në vetëm dy muaj e pak karantinë të ekonomisë.

Ky parashikim bazohet sërish në një skenar oprimist, me tkurrje vetëm 4% të të ardhurave në buxhet.

Por, pritshmëritë e tatimeve janë për një tkurrje të të ardhurave me 15%, çka mund ta çojë deficitin në 1.5 miliard euro, nëse realizohen gjithë shpenzimet e planifikuara.

Nga muaji Mars kohë kur nisi pandemia e deri më tani të ardhurat janë ulur me mbi 43 miliardë lekë.

Goditjen më të madhe në tkurrjen e të ardhurave në buxhet do ta marr tatimi mbi vlerën e shtuar dhe tatim fitimi.

Edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore parashikohen me rënie për shkak të rritjes së numrit të të papunëve ndërsa me tkurrje pritet të jenë edhe akcizat taksat kombëtare dhe të ardhurat nga pushteti vendor.

Ndërsa të ardhurat priten në rënie qeveria nuk e ka luksin të rishikojë me ulje shpenzimet.

Mbështetja e ekonomisë për pasojat e Covid-19, rritja e fondeve rezervë për të papriturat, plani për më shumë shpenzime kapitale dhe fondet për rindërtimin e tërmetit kanë bërë që planifikimi i shpenzimeve të arrijë në 2.1 miliardë lekë.

E gjithë kjo situatë pritet të dyfishojë deficitin buxhetor duke e çuar në 132 miliardë lekë ose 1.5 miliardë euro.

Ky është deficiti më i lartë buxhetor i shënuar në Shqipëri në mbi dy dekada.

Hera e fundit kur deficiti buxhetor ka qenë kaq i lartë ka qenë viti 1999 kur vendi përballej me krizën e luftës së Kosovës dhe me nevojën për t’i kujdesur për qindra mijëra të shpërngulur lufte.

Ndërsa borxhi pritet të arrijë në një nivel rekord prej 80% bazuar në të dhënat e borxhit publik dhe prodhimit të brendshëm bruto të rishikuar nga Ministria e Financave./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit