Rama shpall drejtuesen e Komitetit Teknik, por flet si kryetar: Kam frikë se...

Rama shpall drejtuesen e Komitetit Teknik, por…

Kryeministri Edi Rama e shpalli më në fund drejtuesen e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Ajo është Mira Rakacolli.

Pas kritikave se po e mban sekret Komitetin Teknik, Rama bëri një lidhje online me ta.

Komiteti Teknik në fakt drejtohet nga një funksionare politike, siç është zëvendësministrja e Shëndetësisë.

Por pavarësisht kësaj, Rama u shfaq vetë në këtë takim si krye-ekspert dhe si drejtues real i Komitetit Teknik.

“Jam i shqetëuar për mundësinë që në kushtet e hapjes, njerëzit të harrojnë se e kemi mes nesh armikun e padukshëm,” tha Rama.

Sipas tij, “nëse nuk respektojmë rregullat e thjeshta, do të biem pre e një vale të dytë”.

“Se vala e dytë nuk është një riardhje e virusit me forca të reja, por dorëzim i njerëzve për shkak të sjelljes së gabuar,” tha Rama.

Mjeku Tritan Kalo tha po ashtu se është i shqetësuar nga vala e dytë, por tha se ajo mund të jetë më e butë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit