Rama si flamingo: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje!

Rama si flamingo: Faleminderit për urimet dhe…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka festuar sot 62-vjetorin e lindjes, duke marrë urime e komente negative të shumta. Përmes një postimi, Rama ka falënderuar të gjithë, duke theksuar se i ka të pamundur t’u përgjigjet secilit veç e veç, por se mirënjohjen e tij po e përcjell në mënyrë publike.

I veshur si flamingo, në mesazhin e tij, ai ka falënderuar edhe ata që i kanë dërguar kritika apo komente negative, duke i quajtur “urrejtës besnikë”, të cilët sipas tij tregojnë se ai nuk po jeton kot. Me këtë rast, kryeministri Edi Rama mbush 62 vjeç, duke shënuar edhe një tjetër ditëlindje gjatë ushtrimit të detyrës së tij në krye të qeverisë shqiptare.

Rama shkruan:

FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit