Rama "shtin fall": Po të na zinte virusi para shtatë vitesh do bëhej qameti!

Rama “shtin fall”: Po të na zinte…

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme teksa ka publikuar pamje nga Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan ka shkruar për infrastrukturën e spitaleve në vendin tonë.

Rama shkruan në rrjetet sociale se sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por ky ndryshim nuk mjafton.

Kreu i qeverisë thotë se “duhet të kryejmë deri në fund ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, prandaj Partisë Socialiste i duhet mandati i tretë.”

“Po sikur të kishte sulmuar virusi para shtatë vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largqoftë edhe ne të kishim qenë si ata para shtatë vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?

…Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave”, shkruan Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit