Rama shton 20 mijë patronazhistët, do mandatin e katërt

Rama shton 20 mijë patronazhistët, do mandatin…

20 mijë patronazhistë të rinj i janë shtuar Partisë Socialiste, për ti siguruar Edi Ramës fitoren e mandatit të 4 si kryeministër. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, vetë Rama ka kërkuar të ketë një regjistër të ri me anëtarët e partisë, pasi sipas tij ai aktuali ka probleme. E thënë ndryshe, Rama kërkon të dijë a do e votojnë të gjithë anëtarët e partisë së tij, duke qenë se pakënaqësitë dhe varfëria janë rritur ndjeshëm. “Janë konstatuar probleme në përbërjen e organizatave dhe regjistrin e partisë. Ka nevojë për të arritur me balancën gjinore në bashkëdrejtimin e organizatave të Partisë. Duhet një census real i anëtarëve aktivë. Duhet te ndahet veç pjesa jo aktive“, ka thënë Rama.

Për shkak të pasigurisë që ka për të fituar në zgjedhjet e 2025-sës, Rama ka kërkuar edhe zgjedhje të brendshme për riorganizim të partisë. “Duam minimalisht 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë. Dua dokumentim organizatë më organizatë prej çdo drejtuesi politik. Dua raport dhe fotografi. Pas kësaj bëjmë zgjedhje 15 mars-15 prill. Duhet ripërtëritje të çdo qelize të partisë”, është shprehur Rama.

Në tre mandate të Edi Ramës, jeta e qytetarëve është vështirësuar shumë. Shumë shqiptarë janë larguar nga vendi, e shumë tjerë mbijetojnë me vështirësi, për shkak të papunësisë dhe rritjes së çmimeve. Këto dhe shumë arsye të tjera, i kanë futuar frikën Ramës për zgjedhjet e ardhshme, edhe pse kushtet e opozitës nuk janë shumë të favorshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit