Rama shtron tavolinën prej guri dhe fton sërish të rinjtë në dialog

Rama shtron tavolinën prej guri dhe fton…

Përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur edhe sot një tavolinë prej guri, si simbol i ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog me të rinjtë që prej dy javësh protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e tij. Ndryshe nga ditët e mëparshme, kur në këtë hapësirë ishin vendosur karrige, këtë herë është zgjedhur një tavolinë prej guri.

Ndryshimi vjen pasi studentët, gjatë protestave të fundit, u kanë vënë flakën karrigeve të vendosura për dialog dhe kanë rrokullisur gurët e vendosur më herët nga kryeministri. Me këto veprime, ata kanë shprehur kundërshtimin ndaj ftesave për bisedime, duke këmbëngulur se prioritet mbetet largimi i Ramës nga detyra.

Pavarësisht ftesave të përsëritura të kryeministrit për dialog, studentët vijojnë të refuzojnë negociatat, duke e konsideruar të papranueshme çdo bisedë për sa kohë nuk plotësohet kërkesa e tyre për dorëheqje. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestat vijojnë përpara Kryeministrisë.

<iframe width=”460″ height=”818″ src=”https://www.youtube.com/embed/4-p1u_CwMl8″ title=”Përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur edhe sot një tavolinë prej guri” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit