Rama si årmik publik, Pompeo na lajmëroi, kujdes diktåturên

Rama si årmik publik, Pompeo na lajmëroi,…

Nga Basir Çollaku

Një miku im mjek teksa flisnim për rrezikun e kësaj qeverie, kostot e mëdha të jetëve tona nga ky regjim dhe drejtuesit te tij më tha. Rama është një armik publik. Ta them si mjek më shumë se njeri kundër tij..

Kryeministri Edi Rama, i vënë në cep të ringut me shpatulla mbi litarë, nga zjarrmia e mbajtjes zvarrë të pushtetit, po ushqen ethe të pazakonta.

Ne do bëjmë patjetër hapje listash dhe ndalesë koalicionesh, sepse kështu duan qytetarët dhe ne bëjmë. Çfarë duan ata, pavarësisht kundërshtisë opozitare dhe ndërkombëtare.

Ne kontrollojmë covidin vaksinën 5G të gjitha i bën Rama me çetën pas vetes.

Çfarë gënjeshtre, pacipësie, turpi, hipokrizie, mashtrimi, kanibalizmi, babëzie, urrejtje njerëzore ka në këtë rrenë qeverie për hatër të karrikes.

Përse?

A ka bërë kjo qeveri sakrifica ekstreme siç po përpiqet të thotë sot në këto shtatë vite, për hatër të socialistëve dhe qytetarëve, ashtu si Rama rreket të belbëzojë??!

Asnjë formulë e shenjtë nuk i vjen në ndihmë.

Sepse, rendisim plot punë e ngjarje të palumtura për këdo njeri banor të Shqipërisë në këto vite, aktual dhe i larguar.

Socialistët, qytetarët, nuk kanë dashur asnjëherë që:

Në motin 2020, të gjendeshin pa Gjykata Kushtetuese, të Lartë, etj, duke mbetur rrugëve pa drejtësi.

Në këte vjet 2020-të gjenden 450 mijë shqiptarë më pak në vendin e tyre, të degdisur halleve në kurbet e arrati.

Në bilancin e këtij vjeti, 2 miliardë e kusur euro të jenë kontrata të sigurta para nga buxheti për pesë miq, shokë, klientë, ortakë, të Edi Ramës, pa bërë hesap 2 miliardë të tjera rreziku në Arbitrazh ku jemi paditur.

Nuk kanë merituar, dashur dhe besuar se dy ministra të brendshëm lënë punën për histori trafiku droge dhe në vitin 2016 e sërish në vitin 2020 jeni lider prodhimi e eksporti hashashi, nyje me peshë evropianë e trafikut të heroinës dhe kokainës.

Nuk e ka hamendësuar asnjë se do te zaptohen Kuvendi, qeveria, bashkitë, nga Rroshët, Niçet, Balilët, Abdylët, Shullazët, Bajrët, Gjushët, Qazimët, Ndokët, Frrokët, pafund të ngjashëm.

Nuk do besonte askush se Rama Edvin, Tahiri Sajmir, Xhafa Fatmir, Ahmetaj Arben, Gjiknuri Damian, Beqja Ilir, Kodheli Mimi, Veliaj Erion, Agaçi Engjell, Manjia Ulsi, Gjonaj Etilda, do të oshin ende të pamarrë të pandehur, e ndonjëri në qeli.

Nuk do të bindej kurrë njeri socialist dhe qytetar, se Mane Zamir, Nushi Vilma, Fusha Shkëlqim,  Gjoka, Çeti, Linda, Mulaj, Klodi, katër pronarë mediesh, kryesisht këta, do të ishin paradhoma e pushtetit dhe e gjithë ekonomia në duart e tyre.. me Ramën kryeaksioner.

Askush, socialist e qytetar nuk e rrokte të vërtetë se në vitin 2020, të paguajnë nga xhepat e tyre 120 milionë euro ndaj italianit Bechetti, thjeshtë për një marrëzi personale të Edi Ramës.

Nëse ne lëmë maskarenjtë, horrat, kopukët, bashibozukët, hajdutët, derdimenet, laviret, banditët, sarhoshët, trafikantët, drogaxhinjtë, zymbylët, gangsterët, majmunët me mandat, mafiozët, veshgjatët, pavarësisht emrave dhe leckave që u mbulojnë trupin, të vënë dorë e vendosin fatet e vendit e të ardhmen e familjeve tona, faji nuk është i tyre..

Thjesht mbetet faji i gjithsecilit prej nesh…që i kemi dhënë leje armikut publik Edi Rama të sundojë e instalojë diktaturën e re.. Pompeo na lajmëroi sërish dje.. Kujdes vendet e lindjes janë në këtë rrezik.. Urojmë ta kenë dëgjuar vartësit e Pompeos, ambasadorët, në këto vende ish-komuniste ku ne kryesojmë…

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit