Rama si Gonxhe, i shton akoma më shumë dhimbjen familjarëve: Fëmija i doli para ambulancës!

Rama si Gonxhe, i shton akoma më…

I turpshëm ishte reagimi i Drejtorit të Patentave, Blendi Gonxhes, në lidhje me vdekjen e 10-vjeçarit në Kakavijë, që u përplas nga ambulanca.

Gonxhe i Rilindjes u shpreh se fëmija i doli para ambulancës, dhe kjo ishte pakujdesi nga ana e prindërve që e lejuan.

Pas shumë kritikave në rrjet, Gonxhe e fshiu statusin, por kjo ishte një dhimbje më shumë për familjarët.

Si të mos mjaftonte Gonxhe i Patentave, këtë vijë ka mbajtur edhe Edi Rama.

Në një status në Facebook mbi situatën në Kakavijë, kryeministri shkruan për këtë ngjarje, se fëmija i kishte prerë rrugën autoambulancës, duke ia bërë dhimbjen akoma më të madhe familjarëve.

Statusi i Blendi Gonxhes:

Shteti ynë po bën maksimumin të sensibilizojë, disiplinojë, udhëzojë sesi të mos rriten numrat e infeksioneve dhe fataliteteve, por shteti i një vendi nuk është asgjë më shumë se përfaqësimi i koshiencës së atij vendi. Shteti jemi të gjithë ne bashkë si sjellje. Shteti nuk ia del dot nëse shumica do dasmën, bredhjen, grumbullimet pa protokolle! Apo kur fëmijën 10-vjeç e lë t’i presi rrugën ambulancës, e humb se nuk kujdesesh si prind/përgjegjës për krijesën tënde! Hijenat e korbat po mblidhen rreth e sipër Kakavijës që të shkëlyejnë ç’të dali, por përse të bëhemi pakujdesisht pre e tyre?! Media ka përgjegjësi të informohet saktë e analizojë mirë përpara sesa t’i japi zë një derti të tillë! Shteti shqiptar s’ka asnjë tagër mbi virusin apo mbi fqinjët! Mbro veten, familjen! Nëse nuk ke ngut, kthehu!

Statusi i Edi Ramës:

Humbja e jetës së fëmijës që i preu rrugën autoambulancës ishte një tragjedi e dhimbshme sa s’ka dhe ne nuk do të mjaftohemi thjesht me ngushëllimet e sinqerta me fjalë që as nuk gjenden dot, për atë familje të goditur nga ajo fatkeqësi e tmerrshme. Por nuk është gjëkundi as kjo një arsye për të urryer fqinjin apo mallkuar shtetin.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit