Rama sqaron qytetarët/ Si mund të aplikoni për karta identiteti dhe pasaporta

Rama sqaron qytetarët/ Si mund të aplikoni…

Duke marrë shkas nga pyetjet e shumta, kryeministri Edi Rama ka sqaruar qytetarët për aplikimet për kartë identiteti apo pashaportë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama deklaron se procesi është lehtësuar ndjeshëm dhe koha është përgjysmuar me heqjen e sportelit e të radhës në komisariat

Kreu i qeverisë bën të ditur se tashmë karta ID apo Pashaporta Biometrike merren duke aplikuar online në e-albania.

“Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar

Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë anti-COVID 19”, shkruan Rama./ cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit