Rama sulmon ashpër Vjosa Osmanin: Nacional folklorizëm vulgar, demagogji dhe retorikë absurde!

Rama sulmon ashpër Vjosa Osmanin: Nacional folklorizëm…

Kryeministri Edi Rama është shfaqur paraditen e sotme në një konferencë për shtyp, për të folur për energjinë dhe sektorin e hidrokarbureve. Por ai është pyetur edhe për vizitën e Vjosa Osmanit, mungesën e tij në Kuvend kur ajo mbajti një fjalim dhe për deklaratat e presidentes në detyrë të Kosovës, gjatë vizitës së saj në Tiranë.

Rama e filloi ligjërimin e tij duke e quajtur Kosovën “një vend fqinj” dhe deklaroi se ky vend ka “probleme me veten”, të cilat shpesh i bën edhe politikë të jashtme.

Unë mund të them, që sigurisht objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero probleme me fqinjët, sikundër e kujtove, por zero probleme me fqinjët nuk do të thotë fshehje e problemeve, por zerim i problemeve.

Në këtë rast nuk është se kemi probleme, nuk kemi asnjë problem me Kosovën, për fat të keq Kosova ka probleme me veten. Nëse mund ta bëjë një përkufizim, është se prej disa kohësh, politika e brendshme është bërë politikë e jashtme dhe e jashtmja e brendshme. Kjo e ka raskapitur Kosovën, se brendshmi dhe së jashtmi. E shoh me shqetësim, e kam adresuar në mënyrë konstante në bisedat e mia me udhëheqësit në Kosovë, jam përpjekur ta adresoj edhe publikisht pa dashur të rëndoj askënd dhe për asgjë“, tha Rama.

Lidhur me shengenin rajonal, Rama deklaroi se nuk e kupton, që presidentja në detyrë “bën politikë të bredshme” me këtë çështje, pasi kryeministri i Kosovës, ka firmosur në Shtëpinë e Bardhë këtë projekt.

Është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj shengenit rajonal, ku një nga shtyllat e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale, është bërë si kalaja e rozafës, disa e ngrenë ditën, disa e shembin natën. Për mua është e pakonceptueshme, që një qeveri legjitime dhe kryeministri i një qeverie legjitime, të firmosin në Shtëpinë e Bardhë dhe një president në detyrë të shfaqet në Shqipëri, dhe të bëjë politikë të brenshme më këtë shtyllë të politikës së jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës“, tha kryeministri.

Rama e quajti “grotest” debatin për vendosjen e traut dhe tarifës në rrugën e kombit, gjë që Vjosa Osmani, e kundërshtoi ashpër gjatë vizitës në Tiranë. Kryeministri deklaroi se Osmani, po bënte “propagandë për të fituar vota në Kosovë”.

Akoma më grotesk është debati për traun, që paraqitet si kufi. Kjo është të bësh politikë të brendshme, me një cështje administrative, të vendit fqinj, të vish në Tiranë të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë, me demagogji dhe retorikë absurde. Ai tra atje nuk është kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Janë dy pika që flasin për një sëmundje që e ka prekur dhe po e gërryen politikën në Kosovë, duke bërë një alternim të funksioneve, politikë e brendshme me politikën e jashtme.

Kjo është konceptuale, nuk ka lidhje me marrëdhënie personale, apo probleme mes shteteve, është konceptuale. Në funksion të nevojës për të kaluar në një dimension tjetër të luftës diplomatike me Serbinë. Nuk fitohet duket ardhur në Tiranë dhe duke rrotulluar thikën e nacional folklorizmit vulgar. Bëhet me mjete krejt të tjera, nga mjetet e luftës përapara se sa të fitohet liria“. tha Rama.

 

burimi: tpz.al

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit