Rama takohet me presidentin e Azerbajxhanit: Folëm dhe kërkuam angazhimin e tij

Rama takohet me presidentin e Azerbajxhanit: Folëm…

Kryeministri i vendit tonë Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ilham Aljev, presidentin e Azerbajxhanit. Takimi i Ramës me Aljev erdhi pas takimit të realizuar mes tij dhe presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Në lidhje me takimin kryeministri Rama theksoi kryesorja ishte rritja më shumë e bashkpunimit në sekorin ekonomik midis dy shteteve. Ai shtoi ndër të tjera se ka diskutuar me kreun e shtetit Azer edhe për çështjen e Rafinerisë së Ballshit. Ai në këtë bisedë ka marrë angazhimin e Presidentit Aljev “për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë”.

Mesazhi i Ramës:

Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit??

(Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidetin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit