Rama tremb shqiptarët me rimbyllje dhe polici... dhe një mesazh për protestuesit 'Anti-Plandemi' & 'Anti-Soros'

Rama tremb shqiptarët me rimbyllje dhe polici……

Në spitale, në ministri por edhe në godinën e kryeministrisë punonjësit janë infektuar dhe kanë shpërndarë infeksion pa(me) dashje, por kjo ka bërë që të rritet numri i atyre që janë bartës dhe rezultojnë pozitiv ndaj COVID-19.

Nuk mund ta themi ende nëse kjo është një “strategji” apo skemë pe prapamendim, por vetëm pak çaste më parë Kryeministri Edi Rama, përsëriti mundësinë e rimbylljes në një karantinë pa asnjë kuptim si ajo e dy muajve të fundit.

Rama përfitoi nga rasti për të paralajmëruar dhe kërcënuar me burg dhe dhunë edhe ata që ai i konsideron si armiqtë e vërtetë të tij dhe Rilindjes, pikërisht “Lëvizjen për Shqipërinë” e kryesuar nga Avokati Altin Goxhaj, e cila kohët e fundit ka protestuar në sheshe pikërisht për “karantinën” që ka si qëllim  falimentimin e vendit.

Ishte pikërisht “Lëvizja Për Shqipërinë” që në javët e fundit ka organizuar protesta në qendër të Tiranës dhe në shumë qytete të Shqipërisë, për të kundërshtuar masat represive të Rilindjes dhe Edi Ramës.

Është kjo lëvizje dhe aktivistët e saj që në rrjetet sociale dhe media po bëjnë transparencë për Agjendën “Soros” për falimentimin dhe shpopullimin e Shqipërisë dhe ripopullimin e saj me emigrantë nga Azia e Afrika.

Në një dalje publike në lidhje me situatën e shkaktuar nga koronavirusi, Rama deklaroi se, rritja e rasteve të të infektuarve ishte e pritshme, por nuk përjashtohet rimbyllja duke komentuar se “nuk do të vdisni për bukë”.

“Dua të përsëris se sa herë ju kam thënë se COVID është një armik i padukshëm. Si vë faj askujt prej jush që iu mërzit dhe u nervozua nga ajo mbyllje e madhe. Kujto që donte të shkonte në punë dhe të kthehej në normalitet. Ishim të qartë se hapja do të sillte rrezikun e harresës. Por bëm gjënë e duhur.

Duke bërë protokollet e duhura. Isha dhe jam dakord me shumëkënd që kërkonte gjithnjë ditë pas dite, kthimin në normalitet, duke thënë se shëndeti i familjeve nuk mund të dobësohej përmes një pike të caktuar. Kemi zgjedhur pikën e këshillimit, dhe jo të ndëshkimit dhe mbylljes së bizneseve që nuk respektojnë protokollet e sigurisë.

Kemi dashur që të jemi mirëkuptues. E kemi ditur dhe kemi thënë se numrat do të rriten. Pasojat janë gjëja më normale. Që po u ndodh të gjitha vendeve, ku më shumë e ku më pak. Ju kam kërkuar, ju kemi kërkuar vijimisht nevojën për një solidaritet të ri dhe respektimin e rregullave. Me polici e ushtarë mund të kontrollosh mbylljen, por nuk mund të disiplinosh”,- tha ndër të tjera kryeministri Rama./L.Vangjeli/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit