Rama u premtoi rritje 7%, pedagogët nuk tërhiqen nga protesta

Rama u premtoi rritje 7%, pedagogët nuk…

Prej disa ditësh po vijon protesta e pedagogëve. Gjatë një takimi në Universitetin Bujqësor kryeministri Edi Rama premtoi rritje me 7% të pagave të tyre.

Pedgogët janë shprehur të pakënaqur pasi kërkojnë rritje më shumë se 30% të pagës.

Kryetari Sindikatës Aleksandër Kovaçi u shpreh se kjo shifër nuk është rritje. Më tej, ai i bëri thirrje kryeministrit të heqë dorë nga investimet strategjike dhe të kalojë fondet në Universitet.

“Nuk është rritje, hiq dorë nga investimet strategjike dhe kaloji fondet te pagat në Universitet. Rritjet 7%, 10% e deri në 29% janë të pavlefshme, nuk ka kompromis dhe me 17 tetor do të jetë protesta e radhës, studentët të na mirëkuptojnë”, tha ai.

“Nuk është rritje, hiq dorë nga investimet strategjike dhe kaloji fondet te pagat në Universitet”, tha ai, duke shtuar: “Ne kemi këto nuk janë të vetme probleme të Universitetit , të trajtohet këto minimalistë dhe pastaj të shohim me radhë. kryeministri vijon me teorinë e 7%. kjo nuk është rritje. pagat e Universiteti nuk kanë pasur as indeksim,.

I themi të mbledhë këto të gjitha njëherë sepse ka mbajtur dhe interesat sepse nuk ka indeksuar as inflacionin. Pra ka hapësira qeveria të shtojë 20-30 mln euro për Universiteti”, tha Kovaçi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit