Kryeministri Edi Rama ishte i prerë në porositë që i la kryebashkiakut Armando Subashi për ndërtimin e spitalit të ri në qytetin e Fierit.
Gjatë vizitës në Ankara këtë javë, presidenti turk Erdoan e garantoi Ramën që spitali do të jetë gati për 3 muaj, ndaj Rama kërkoi të mos ketë asnjë pengesë.
Rama ndodhej në Fier në një takim me dhe me ministren e Shëndetësisë ku informoi se të hënën vijnë njerëzit e ngarkuar për këtë punë nga Turqia dhe se spitali do ndërtohet për tre muaj.
Duhet urgjentisht të përcaktojmë një vend domethënës për Spitalin Rajonal të Fierit, që do i shërbejë jugut të Shqipërisë dhe jo vetëm. Nuk është vetëm ndërtim, por dhe transferim teknologjie. Spitali do ndërtohet për tre muaj
Duhet të përcaktojmë me urgjencë zonën, e cila duhet të jetë domethënëse, në anë të autostradës, jo larg nga ajo. Duhet të ketë patjetër akses në infrastrukturë, ujë dhe drita.
Javën tjetër fillon puna. Të hënën vijnë njerëzit e ngarkuar për këtë punë, për matjet, projektin po e bëjnë gati.
Spitali do jetë publik, pjesë e rrjetit të spitaleve publike. Do shërbejë me të njëjtat standarde në aspektin financiar, pra do jetë shërbim falas për të gjithë qytetarët
Fillimisht do administrohet nga turqit
Spitali fillishimisht do të administrohet nga burimet njerëzore të sistemit shëndetësor të Republikës së Turqisë
Për një periudhë kohe do administrohet nga burimet njerëzore të sistemit shëndetësor të Republikës së Turqisë. Do rekrutohen mjekë e infermierë me të gjithë standardet e duhura. Menaxheri, shefi i burimeve njerëzore, shefat e pavioneve do jenë të jenë të Turqisë. Për një periudhë kohë do të bëhet në këtë formë deri kur të transferohet komplet tek mjekët tanë.
Rama i kërkoi Subashit të ngrejë skuadër me tre persona që të merren vetëm me këtë punë.
Do i vëmë në shërbim gjithçka. Asnjë zvarritje. Kjo është detyra jote. Kjo punë duhet bërë sa hapë e mbyll sytë. Duhet të ngresh këtu një skuadër me tre veta që të merren vetëm me këtë punë. Nuk kanë punë ata të vijnë të kërkojnë na duhet kjo e ajo. Këto do i bëjmë ne. Ministrja ka caktuar një person vetëm për Fierin, këtë punë do e bëjmë me sukses.”
Rama vuri theksine edhe tek përshpejtimi i procedurave të shpronësimit nëse vendoset ndërtimi i spitalit në një tokë me pronarë.