Rama 'uron' të dielën me videon nga 'Syri i Kaltër', shqiptarët 'ndezin' rrjetin: Po rrugën të kujtohet si e ke lënë?!

Rama ‘uron’ të dielën me videon nga…

Kryeministri Edi Rama ka bërë edhe këtë të dielë një tjetër provokim në dukje “të pafajshëm” me shqiptarët, për të kuptuar mllefin e tyre ndaj tij. Ai këtë mëngjes ndau në rrjet një pamje nga bukuritë magjepsëse të burimit të “Syrit të Kaltër”, që është edhe një Park Kombëtar.

 “Mirëmëngjes dhe me këtë peizazh nga Syri i Kaltër, ju uroj të dielë të paqtë”,- u shpreh kryeministri Rama, në postimin që hodhin në profilin e tij në Facebook, shoqëruar edhe me një Video.

Por u desh kaq që rrejti të “ndizej” nga komentet që i kanë kujtuar kryeministrit Rama, rrugën e lënë në harresë dhe të paasfaltuar gjithë baltë e pluhur për të shkuar në këtë pikë turistike.

Kjo gjë e zbehu “qëllimin e mirë” të kryeministrit Rama për të promovuar me sa duket një prej bukurive natyrore të vendit, tani që u hap edhe sezoni turistik. Po ashtu, komentet kundër i treguan kryeministrit se shqiptarët nuk janë as budallenj dhe as të painformuar, madje se as nuk onepsin dot ironinë e tij që luan të paditurin.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, platforma mediatike më e madhe shqiptare, “JOQ-Albania”, realizoi një sondazh në të ciulin morën pjesë mbi 20 mijë qytetarë dhe nga ku plot 94% e votuesve u shprehën kundër kësaj klase politike të përfaqësuar nga Rama-Meta-Basha, si dhë kërkuan largimin e estabilishmentit.

Syri i Kaltër është një burim uji, dukuri natyrore dhe vend turistik i shpallur monument i natyrës, që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit e Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë – Gjirokastër, në jug të Shqipërisë.

Syri i Kaltër është një burim me origjinë karstike me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm.

Syri i Kaltër ka një thellësi më shumë se pesëdhjetë metra. Disa zhytës kanë zbritur deri në pesëdhjetë metra, por është ende e paqartë se cila është thellësia e saktë e gropës karstike.

Nga thellësia e burimit dhe veçantia e vrimës karstike uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e diellit. Syri i Kaltër njihet edhe si ‘Burim i Bistricës’ pasi është burimi fillestar i ujit të lumit të Bistricës, i gjatë 25 km, i cili përfundon në Detin Jon në jug të Sarandës./Gazetaatdheu.com/

Rruga e “Syrit të Kaltër” në gjendje të mjerueshme, ankohen ...

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit