“Ramos unë e dua shumë por bëri mirë që nuk e mori”, trajneri Julian Rubio flet për gjendjen e vështirë të Spanjës

“Ramos unë e dua shumë por bëri…

Trajneri spanjoll Julian Rubio ka dhënë një intervistë ekskluzive për Gentjan Alinanin në emisionin “Euro Dribling”, ne Fax News, ku ka folur për gjendjen e vështirë të Kombëtares spanjolle.

Rubio, i cili ka luajtur me Barcelonen, deklaroi se problemi i Spanjës qëndron te fakti se ajo ndodhet në një fazë rinovimi lojtarësh, duke shtuar se më parë kishte lojtarë si Iniesta, Ksavi, etj., e tashmë duhet t’i zëvendësojë.

Për kapitenin Sergio Ramos ai u shpreh se trajneri ka bërë shumë mirë që nuk e ka marrë në Europian pasi ka qenë i dëmtuar dhe nuk është në formë. Ai shtoi se Ramos e do fort pasi e ka bërë të debutojëj ne ekipin e parë.

Rubio ka pasur një eksperiencë edhe në Shqipëri, pasi ka drejtuar Flamurtarin dhe Tiranën. Trajneri spanjoll nuk e ka harruar vendin tonë. Ai deklaroi se e do shumë Shqipërinë dhe është gati për të drejtuar sërish këtu.

Intervista:

Spanja. Unë mendoj se ka dy gjëra. E para, ka ekzistuar një frikë e madhe të futbollistët në dy ndeshjet e para. Gjithmonë ka shumë frikë në fazën e parë të turneut. Mendoj se gjithashtu nuk ka pasur shumë fat në dy ndeshjet e para. Dje e meritoi fitoren dhe kjo është Spanja më reale. Nuk ka të bëjë kjo. Problemi i Spanjës është se ndodhet në një fazë rinovimi futbollistësh. Më përpara kishte lojtarë si Iniesta, Ksavi apo Vija dhe shumë të tjerë të mirë. Tani duhet t’I zëvendësojë. Por I duhet kohe dhe na duhet ta presim. T’i presim që të përmirësohen.

Ndeshja me Kroacinë. Duhet të jetë një provë e vërtetë. Unë kam shumë shqetësim për Kroacinë. Është një kombëtare që ka shumë lojtarë cilësorë dhe për mua janë argjentinasit e Europës. Por sigurisht edhe ata janë të shqetësuar që do të kenë përballë Spanjën.

Ramos. Serxho Ramos ka qenë një futbollist fantastic dhe ka pasur rendiment shumë të mirë te Reali. Por këtë vit ka luajtur vetëm 5 ndeshje. Është një lojtar që ka qenë I dëmtuar dhe nuk ka pasur formë. Mendoj se trajneri nuk duhet t’ia dhuronte fanellën e kombëtares.  Por nuk mund të luajë nëse ka pasur vetëm 5 ndeshje dhe dëmtimet e kanë përndjekur. Mendoj se trajneri bëri mirë që nuk e mori, por kur të jetë më mirë mund të rikthehet. Tani po flasim për një kampionat të rëndësishëm. Unë e dua shumë sepse e kam bërë të debutojë në ekipin e parë.

Morata. Po është e vërtetë që I ka përçarë tifozët e Spanjës. Në mendimin tim mendoj se ai është në kombëtare sepse nuk ka lojtarë të tjerë. Spanja është në proces rinovimi dhe Morata ka fat sepse nuk ka futbollistë të tjerë. Nuk është një lojtar që më pëlqen shumë. Xherard Moreno në skuadrën e tij nuk luan në majën e sulmit, por në rolin që ka aktualisht në kombëtare.

Skuadrat e tjera. Holanda. Më ka pëlqyer shumë. Anglia nuk më pëlqen fare. Kanë shumë vite pa fituar një turne. Ne I vendosim gjithmonë si favoritë, por kurrë nuk fitojnë. Pasta janë Franca, Portugalia dhe Gjermania. Më ka pëlqyer shumë Gjermania. Franca është një ekip serioz dhe një skuadër e fortë. Por e bazon shumë lojën tek individët. Mbape nuk është lojtari që njohim dhe nuk ka treguar asgjë. Trajneri i kombëtares italiane është më I bukuri në Europian. Port ë jesh më I bukuri nuk të bën të fitosh ndeshjet. Tani do ta shohim Italinë me skuadra më të forta dhe të nivelit të saj. Dua të shoh një tjetër ndeshje të Italisë, sepse nuk më bind. Ka luajtur me skuadra shumë të dobëta.

Shqipëria. Dua të rikthehem në futbollin shqiptar. Dua të rikthehem një ditë. Shqipëria është ne zemrën time dhe jam I përgatitur për të drejtuar një skuadër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit