Ranë gjatë luftës ‘Italo-Greke’, rivarrosen eshtrat e 37 ushtarëve grekë në Këlcyrë

Ranë gjatë luftës ‘Italo-Greke’, rivarrosen eshtrat e…

Është zhvilluar gjatë ditës së sotme, ceremonia e rivarrosjes së ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke gjatë viteve 1940-1941 në territorin shqiptar. Kanë qenë eshtrat e 37 ushtarëve grekë, ata të cilët cilat janë rivarrosur në këtë varrezë ku prehen eshtrat e mbi 700 ushtarëve helene. Në këtë ritual, kane qene prezent perfaqesuesit me te larte te klerit ortodoks të Mitropolisë së Gjirokastrës.

Në sy ka rënë edhe pjesëmarrja e konsullit grek të Gjirokastres Dimitris Saharidis sekretare e ceshtjeve politike në Ambasaden Greke ne Tirane, Valis Pendervanis, Prefekti i Maqedonisë Perëndimore Jorgos Kasapidis, admirali Dhimitrios Milas që është nga komiteti i eksperteve shqiptaro- grek per zhvarrimin e eshtrave te ushtarëve greke, si dhe oficere te Ushtrise Greke.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit